Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 24.10.2019 12:04

​Arrestohet 41 vjeçari për fajde në Pejë

Prishtinë | 10/10/2019 10:03

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të dyshuarin K.B. në Pejë,për përfshirje në veprat penale “Fajde” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se fillimisht Policia e Kosovës, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Pejë, ka pranuar informacionin se një qytetar ka marrë 14 mijë euro me fajde, ku i dyshuari në fund të muajit shtator 2019, i kërkon 36 mijë euro viktimës si detyrim për paratë e ofruara më herët.

Duke zbatuar masat e fshehta të hetimit, hetuesit policorë kanë arritur që dje, 9 tetor, të arrestojnë të dyshuarin K.B. i lindur më 1978. Bëhet e ditur se të njëjtit, pas dërgimit në Stacionin Policor në Istog, i janë gjetur dhe konfiskuar 34 mijë e 950 euro, të cilat ia kishte ofruar viktima.

Njëherësh, policia, me aprovim të organeve të drejtësisë, ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetur dëshmi relevante dhe një pistoletë.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress