Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 08:13

​Arrestohen për dallavere me patentë shoferë

Prishtinë | 18/09/2019 17:36

Policia e Kosovës pas hetimeve dyjavore ka arrestuar sot dy persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit dhe pranimi i ryshfetit ne sektorin privat.

Këta zyrtarë të Departamentit të Patentë Shoferëve në Prishtinë dyshohet se kanë marrë ryshfet me qëllim që kandidatët për patentë shofer të kalojnë testin teorik. 

Të dyshuarit kanë vepruar në bashkëpunim, njëri si ndërmjetësues i ka pranuar të hollat, kurse tjetri në cilësinë e ekzaminerit ndihmon gjatë procesit të provimit teorik duke i treguar përgjigjët e sakta. 

Policia ka arrestuar G.K. (1973) dhe E.Zh. (1967). Gjatë kontrollit, në prezencë të avokatit mbrojtës, te të dyshuarit janë gjetur 500 euro që janë përdorur për aplikimin e masës së fshehtë “Simulim i veprës së korrupsionit”. 

Me aktvendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje prej 48 orëve.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress