Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:35

​Arrestohen katër persona në Pejë

Prishtinë | 23/10/2019 10:01

Policia e Kosovës në Pejë ka arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët kërkohen me urdhër arrest nga gjykatat kompetente.

Në një njoftim për media, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar të dyshuarit për veprat penale, si: rrëmbim, lëndim i rëndë trupor, keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjet si dhe posedim i paautorizuar i narkotikëve.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se të arrestuarit janë E.A., A.J., H.S., P.R.

“E.A.  i lindur me 1992 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burg, për veprën penale “Rrëmbim”, i cili është dërguar në vuajtje të dënimit ne Qendrën korrektuese në Dubravë.

A.J i lindur me 1988 m/k/sh, i dënuar me 1 vit e 2 muaj dhe 40 ditë burg, për veprat penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armës”.

H.S. i lindur me 1991 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “ Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16- vjet”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë.

P.R. i lindur me 1974 m/k/Rom, i dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, i arrestuar në piken Kufitare Kullë”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë gjatë 9-mujorit të këtij viti ka arrestuar gjithsej 1 mijë e 226 persona për vepra të ndryshme penale./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress