Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 26.04.2017 12:23

​Arrestohen dy aktivistë të Vetëvendosjes

Prishtinë | 21/04/2017 11:57

Polica e Kosovës ka arrestuar dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Veton Dragusha e Blerim Maçastena.

Sipas Policisë, sot rreth orës 09:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar dy urdhëresa të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për sigurimin e prezencës së dy personave në seancë gjyqësore.

“Urdhëresat janë e nxjerrë në muajin prill të këtij viti, dhe në to janë specifikuar detyrimet, për policinë, që të pandehurin V.D dhe B.M, me datën 21.04.2016, të dërgohen në Objektin e Pallatit të Drejtësisë, saktësisht në Gjykatën themelore. Aktualisht policia sipas rregullit po kryen të gjitha veprimet e nevojshme procedurale për të përmbushur plotësisht urdhëresën e gjykatës”, thuhet në komunikatën e Policisë./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress