Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:21

​Apeli kthen në rivendosje caktimin e paraburgimit për të dyshuarit për vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 06/12/2018 10:39

Gjykata e Apelit e Kosovës, e ka kthyer në rivendosje çështjen e caktimit të masës se paraburgimit në rastin e tre të dyshuarve, të cilët do të mbesin në paraburgim edhe më tutje, derisa gjykata e shkallës se parë të marr një vendim të ri.

Gjykata Themelore në Prishtinë me një aktvendim të datës 24 nëntor ua ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurve Nedelko Spasojeviq, Marko Rosiq dhe Dragisha Markoviq  në kohëzgjatje prej një muaji.

Dy të parëve për shkak të dyshimit të bazuar së kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” ndërsa të pandehurit D.M. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Zbulim i fshehtësisë zyrtare.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkalles së parë nuk ka dhënë arsye të qarta lidhur me faktet vendimtare, përkitazi me dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë duke u hetuar, ashtu siç kërkojnë dispozitat e nenit 187 të  Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. 

Andaj aktvendimi i shkalles se parë është dashtë të anulohet, ndërsa në rivendosje Gjykata Themelore duhet t’i kërkoj prokurorisë që kërkesës për caktimin e paraburgimit t’ia bashkëngjisë të gjitha provat në të cilat thirret ajo, e që kanë të bëjnë sidomos me dyshimin e bazuar, ndërsa gjykata pasi të vlerësojë dhe të paraqes konkludimet e saja për secilën, të marr vendim për heqjen ose caktimin e masës së paraburgimit, duke dhënë arsye të qarta dhe konkrete për secilën bazë ligjore.

Tre këta janë arrestuar më 23 nëntor dhe Gjykata Themelore në Prishtinë ua kishte caktuar një muaj paraburgim./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress