Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 20.09.2017 04:33

​Alternativa prezanton kandidatin për kryetar të Prizrenit

Prizren | 13/09/2017 15:06

Partia Alternativa ka prezantuar kandidatin Veton Qipa për kryetar të Komunës së Prizrenit.

I nominuari për kryetari të Komunës së Prizrenit, Veton Qipa ka thënë se  kandidatët e Alternativës do t’i japin një frymë ndryshe udhëheqjes komunale të Prizrenit.

Qipa po ashtu tha se  lista e tyre përfshinë të gjitha etnik, është listë e shkurt sepse duan të kenë kandidat të mirë që i japin diçka qytetit me punën e tyre.

“Lista jonë është e shkurt,mirëpo e përbërë prej të gjitha etniteteve, kemi edhe të etnitetit turk, kemi të etnitetit rom, kemi të etnitetit boshnjak kuptohet që edhe shqiptar. Arsyeja që ne dalim me kaq pak kandidat është e thjeshtë, duam vetëm të kemi kandidat të cilët janë të mirë, kandidat të cilët jo vetëm që mund të fitojnë vota, por edhe mund t’i japin diçka qytetit me punën e tyre....02’01”Qëllimi jonë themelor ishte të tregojmë veten në qytet dhe qytetit t’i japim një frymë ndryshe nga ajo që ka pasur deri tash në udhëheqjen komunale”, tha ai.

Po ashtu sot Alternativa ka prezantuar edhe kandidatët për asamblistë të Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Mahmut Drini, kandidat për asamblist në  Kuvendin Komunal të Prizrenit nga Alternativa ka thënë se do të japin një mendim dhe veprim alternativ për Prizrenin.

"Mendoj që ne anëtarët që po kandidohemi do të japim një mendim tjetër dhe një veprim ndryshe, një veprim alternativ në komunën e Prizrenit. Për sa i përket arsyes së dytë profesionale mendoj që do të jap kontributin tim në dy fusha shumë të rëndësishme të jetës në arsim  edhe në sport ku kam punuar dhe kam vepruar gati 50 vjet. Ndërsa arsyeja e tretë ka të bëjë me vetë qytetarin e Prizrenit që është edhe më e rëndësishmja”, tha ai.

Drini po ashtu ka thënë se tani me kandidatë e Prizrenit qytetarët e këtij vendi kanë për kë të votojnë dhe kjo parti do të jep zgjidhje për shumë probleme të qytetarëve të Prizrenit.

Kandidati për asamblist i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Nue Spaqi ka thënë se nga partia e tij asnjë kandidat nuk është decertifikuar nga KQZ-ja dhe kjo tregon vlerat që kanë kandidatë e Alternativës.

“Asnjë kandidat i Alternativës nuk është decertifikuar, ky është nj fillim i mbarë si parti politike sepse kjo nënkupton që neve kemi kandidat me integritet dhe që kanë vlera personale dhe ato vlera bashkohen me vlerta e alternativës “,tha ai.

Alternativa në zgjedhjet lokale të 22 tetorit do të garojë me 10 kandidatë për Kuvendin Komunale të Prizrenit dhe emrat e tyre janë: Muslia Miftari, Ana Nimani, Auron Kozvaçliu dhe Mehal Hafizallari, Nomena Laçi, Hysnie Kerkul, Nue Spaqi, Mahmut Drini. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress