Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 07:33

​Alarmante, sivjet humbën jetën 97 qytetarë në aksidentet e trafikut rrugor

Prishtinë | 15/11/2019 12:20

Vetëm brenda këtij viti kanë vdekur 97 persona gjatë aksidenteve në trafikun rrugor, ndërsa që nga paslufta kanë humbur jetën mbi 2500 persona nga aksidentet në trafik, ndërsa mesatarisht në vit numri i aksidenteve me fatalitet është 122.

Kjo u bë e ditur nga Policia e Kosovës në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Përkujtimit të Viktimave në Trafikun Rrugor, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, gjegjësisht Këshillin e Sigurisë në Trafikun Rrugor dhe me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës.

Nënkoloneli Jeton Rexhepi, drejtor i Divizionit të Komunikacionit nga Policia e Kosovës, theksoi se shkaktar të aksidenteve me fatalitet është mos përshtatja e shpejtësisë në rrugë, teksa shtoi se është mjaftueshëm  edhe numri i gjobave ndaj kundërvajtësve.

Rexhepi pohoi se me qëllim të përmbledhjes së aktiviteteve në shënim të kësaj dite ndërkombëtare të sigurisë, është organizuar një tryezë e përbashkët me moton “Jeta nuk është pjesë e veturës”.


Fejzullah Mustafa, nga Këshilli i Sigurisë për Siguri në Trafik në Ministri tha se në shërbim të kësaj dite kanë organizuar aktivitetet që kanë qëllimi që të rritet vetëdijesimi për të rinjtë.

Fejzullahu duke paraqitur edhe statistikat për vdekjet aksidentale në botë, bëri të ditur se personat që humbin jetën më se shumti, janë në vendet që kanë të hyra të mesme, ndërsa më të rrezikuarit janë njerëzit e moshës 19 deri 35 vjeç.


Ai duke folur për aspektin e politikave, ndërtimit të strategjive dhe planit të veprimit për përmirësimin e sigurisë rrugore, tha se strategjia e re duhet të jetë në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe veprimet e strategjisë të përfshihen në menaxhimin e sigurisë rrugore, në mbrojtjen e shoferëve, këmbësorëve dhe pjesëmarrësit tjerë.

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Sigurimeve, Sami Mazreku duke treguar rëndësinë e shënimit të kësaj dite për rritjen e vetëdijesimit për uljen e aksidenteve në trafik, tha se kompanitë e sigurimeve kanë paguar 400 milionë euro dëme, 40 milionë prej tyre vetëm nga veturat e pasiguruara.

Në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kompanitë kanë paguar 22 milionë dëme gjë që është në rritje për 5.7 përqind krahasuar me vitin 2018.

Drejtori i Klinikës Emergjente në ShSKUK, Basri Lenjani, duke folur për këtë dukuri shqetësuese të aksidenteve në Kosovë, tha se 3 mijë e 806 raste nga aksidentet janë trajtuar në QKUK ose 97 raste është rritur numri krahasuar me vitin e kaluar./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress