Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:22

​Aktakuzë për pylltarin

Pejë | 06/12/2018 11:10

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ngritur aktakuzë kundër B.K., për keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K., gjatë kryerjes se pozitës zyrtares në cilësinë e pylltarit të terrenit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Departamenti i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”, me datën 17 shtator rreth orës 12:35 në fshatin Hulaj të Deçanit, nuk ka vepruar sipas kompetencave dhe obligimeve të tij, ashtu që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për tjetrin dhe atë Xh.K. (ndaj të cilit është ngritur aktakuza për vepër penale “Vjedhje e Pyllit” nga neni 358 par. 1 të KPRK-së), i cili ishte duke transportuar drurët në sasi prej 12.06m3 të prera në mënyrë ilegale, i pandehuri B.K. edhe pse ishte i obliguar, nuk e ndalon fare për kontroll Xh.K. dhe i njëjti këta drurë i shet tek një person tjetër.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress