Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:24

​​ Aktakuzë për keqpërdorim të besimit

Gjilan | 06/12/2018 10:32

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.M, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ i cili gjendet nën masën e arrestit shtëpiak që nga data 23 nëntori.

Sipas aktakuzës, më 22 dhjetor 2017 dhe më 16 nëntor 2018, i pandehuri, në cilësi të shitësit ambulant, në një kompani në Gjilan, me dashje dhe me qëllim që vetes t’i sjellë përfitim të kundërligjshëm pasuror, ka keqpërdorur autorizimet e tij, ashtu që duke shfrytëzuar autorizimin e dhënë për përfaqësimin e interesave pasurore të të dëmtuarit S.SH, ka tejkaluar autorizimet dhe paratë e arkëtuara nuk i ka deponuar por i ka përvetësuar për nevojat e tij, duke e dëmtuar të dëmtuarin në vlerë prej 1 mijë e 973,69 euro.

Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata, që të pandehurit t’i shqiptohet sanksion penal,  i cili do t’i përgjigjej të gjitha rrethanave të kryerjes së veprës penale.

Gjithashtu, është kërkuar që të njëjtit t’i shqiptohet edhe dënim plotësues, me të cilin do të urdhërohej i pandehuri, që dëmtuarit, t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar./KosovaPress/

Temat:
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress