Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:52

​Aktakuzë ndaj 5 të pandehurve për keqpërdorim detyre dhe mashtrim

Pejë | 12/06/2019 15:21

Prokuroria Themelore Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve D.Sh., G.L., R.Zh., dhe G.Sh., për veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe kundër të pandehurit I.K., për veprën penale mashtrim sipas Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, D.Sh., akuzohet se në cilësinë e personit zyrtar në Komunë të Pejës, me dashje ka tejkaluar kompetencat e veta, pa qenë i autorizuar, duke nënshkruar raportin mbi pranimin e mallit, me çka i ka shkaktuar dëm buxhetit komunal  të Pejës në vlerë prej 9.929 euro.    

Ndërsa, të pandehurit, G.L., R.Zh., dhe G.Sh., si persona zyrtar në Komunë të Pejës, përkatësisht anëtarë të komisionit për pranimin e mallit, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, duke i shkaktuar dëm buxhetit komunal në vlerën e shumës së lartcekur. 

I pandehuri, I.K., në cilësinë e pronarit të operatorit ekonomik, si fitues i tenderit për “Blerjen e makinës për mirëmbajtjen e barit artificial për Qendrën Sportive në Brestovik të Pejës”, me anë të paraqitjes së rreme të fakteve,  i ka shkaktuar dëme buxhetit komunal të Pejës në vlerë 9.929  euro. 

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.  

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress