Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 09.12.2019 11:14

​Aktakuzë kundër katër personave për shitje droge dhe detyrim

Prizren | 02/12/2019 15:23

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër P.D., B.D., K.D., dhe M.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, si dhe veprën penale detyrimi.

Të akuzuarit P.D., B.D., dhe M.K., pa autorizim kanë ofruar për shitje substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo analoge, në atë mënyrë që nga fillimi i vitit 2018 e deri më 16.09.2019, në fshatin Velezhë, në lagjen Arbanë dhe në vende tjera qendër të Prizrenit, të dëmtuarit M.J., i kanë shitur narkotikë të llojit kokainë, fillimisht 50 euro për 1 gram, e pastaj 100 euro për 1 gram, në sasi prej 107 gramë, në vlerë të përgjithshme 10.700 euro.

Po ashtu, të akuzuarit P.D., B.D., K.D., dhe M.K., me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, përdorin kanosjen serioze për të detyruar personat tjerë të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, që ka rezultuar me humbje të dobisë pasurore mbi 10.000 euro.

Meqë i dëmtuari M.J., nuk ishte në gjendje të paguajë sasinë e narkotikut që kishte marrë nga të akuzuarit P.D., B.D., M.K., ndërhyn i akuzuari K.D., ku së bashku e detyrojnë edhe babanë e të dëmtuarit M.J., të dëmtuarin S.J.,  që për 107 gramë të narkotikut ia kërkojnë 38.000 euro, kurse në fund të dëmtuarve, në një furrë – restorant në qendër të Prizrenit më 16.09.2019, ua marrin 10.700 euro.

Me këto veprime, të pandehurit në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “detyrimi” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress