Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 28.06.2017 07:22

​Aksident në Podujevë, veturat hyjnë në supermarket

Podujevë | 19/05/2017 15:52

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15 në Podujevë, ku janë përfshirë dy vetura. Veturat janë aksidentuar në udhëkryqin “28 Nëntori-Xhemajl Mustafa” në Podujevë ndërsa janë përplasur edhe për një supermarket në afërsi.

Rastin për KosovaPress, e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë në Podujevë, Antigona Çitaku ku sipas saj në këtë aksident janë të lënduar dy persona, që kanë qenë në veturat e aksidentuara.

 Çitaku tha se të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm, ndërsa sipas saj fatmirësisht askush nuk është lënduar në pjesën e supermarketit.

 Sipas zëdhënëses së Policisë janë dëmtuar vetëm pjesa ku kanë qenë të ekspozuar pemët dhe perimet./KosovaPress/


 

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress