Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 14.11.2018 07:34

​Aksident në Pejë, vdes biçiklisti

Pejë | 17/10/2018 10:24

Policia njofton se dje në Pejë ka ndodhur një aksident trafiku ku një person ka ndërruar jetë.

Në këtë aksident sipas Policisë ishin të përfshirë një veturë “VW” me targa regjistrimi të Republikës së Serbisë dhe një biçiklist, ku vetura godet biçiklistin me pjesën e parë ballore, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këtë rast biçiklisti për shkak të lëndimeve të rënda trupore ndërron jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

I dyshuari H. K. (1953)  është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit dërgohet në mbajtje.

Me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress