Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 03:42

​​Aksident në fshatin Bujan, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë | 15/03/2019 18:52

Një person është në gjendje të rëndë meqë është përfshirë në një aksident që ka ndodhur pasditen e së premtes në rrugën Prishtinë-Shtime.

KosovaPress mëson se viktima është dërguar në Emergjencën e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Prishtinë.

Aksidenti, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ka ndodhur pranë fshatit Bujan të Lipjanit.

Personi i cili ishte në veturë ka marrë lëndime të rënda dhe gjendja e tij shëndetësore mësohet të jetë e rëndë.

Ende nuk dihet identiteti i personit të lënduar./G.Kadrija/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress