Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:44

​Ahmeti për aksidentin në Prishtinë: Për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda

Prishtinë | 23/08/2019 14:14

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur në rrugën ‘Agim Ramadani’ të kryeqytetit, ku një kamion ka goditur disa vetura.

Ahmeti thotë se për fat të mirë dy personat që kanë marrë lëndime, nuk janë në gjendje të rëndë.

“Para pak çastesh ka ndodhur një aksident trafiku në qendër të qytetit në rrugën Agim Ramadani kur një kamion është përplasur me disa vetura. Ekipet e policisë janë në vendin e ngjarjes, ndërsa menjëherë kanë intervenuar edhe dy ekipe të Urgjencës së Komunës tonë dhe për fat të mirë lëndimet nuk janë të rënda. Raportohet për dy persona të lënduar. Besoj se do të zbardhen të gjitha detajet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress