Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 05:37

​Abuzoi seksualisht me të miturën, kërkohet paraburgim

Prishtinë | 19/04/2019 14:19

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit S.S., i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet.

Personi i dyshuar S.S., ka qenë në arrati që nga 12.04.2019, kurse i njëjti është ndaluar dje me urdhër të prokurorit.

Ndërkonë, Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot do të mbaj seancë dëgjimore për shqyrtimin e masës për caktimin e paraburgimit, të propozuar nga prokurori i çështjes, bazuar në dispozitat e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress