Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 16.07.2018 02:10

​6 shqiptarë përfundojnë në prangat e policisë italiane

| 02/01/2018 09:50

6 shqiptarë përfunduan në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për zhvatje të parave përmes dhunës nga punëdhënësit.

Ata u arrestuan nga policia e Corigliano Calabro pas ankesave për gjobëvënie të punëdhënësit Italian.

 

Mediat italiane raportojnë se hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare.

Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit.

Ende nuk ka shumë detaje rreth ngjarjes në fjalë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress