Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.05.2017 06:25

​316 kosovarë i janë bashkangjitur organizatave terroriste

Prishtinë | 19/05/2017 13:29

Policia e Kosovës ka identifikuar 316 kosovarë ndër ta dy sulmues vetëvrasës, 44 femra dhe 28 fëmijë të cilët kanë udhëtuar jashtë vendit për t’iu bashkuar ISIS-it, al-Nusra dhe Ahrar al-Sham.

Kështu u tha në lansimin e raportit vlerësues i perceptimeve mbi radikalizimin në nivel të komunitetit në Kosovë, i cili u përgatit me mbështetjen teknike të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni në fjalën e tij tha se Kosova ka shënuar të arritura të mëdha në luftën kundër ekstremizmit dhe se ky rezultat vjen edhe si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me organizatat e huaja e në veçanti UNDP-në.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo u shpreh se një çështje e rëndësishme është integrimi në shoqëri i atyre që kthehen në Kosovë pas ikjes për veprime radikale.

Në këtë prezantim u konstatua se parandalimi i radikalizimit është sfida më e madhe dhe ajo çka duhet të bëhet në bashkëpunim të të gjithë akerëve së bashku.

Përfaqësuesja e UNDP-së tha se edukimi i të rinjëve ka rëndësi prioritare.

Ndryshe, ky hulumtim synon të vlerësojë perceptimet e radikalizimit në nivel të komuniteteve në mbarë Kosovën, rolin e përceptuar të individëve, institucioneve, udhëheqësve, si dhe rolin e përceptuar të ndikimit nga mediat dhe interneti.

Të gjeturat e këtij hulumtimi ndihmojnë në asistimin e hulumtuesve për të prioritizuar rrugët kritike të studimit të mëtejmë dhe udhëzojnë akterët e vendit drejt fushave prioritare strategjike./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress