Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.06.2019 12:25

​30 ditë paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte

Prishtinë | 14/04/2019 14:21

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit të nacionalitetit serb me inicialet Z.K, pasi që dyshohet se ka kryer veprat penale të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, si dhe të dyshuarit Z.K, ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas Prokurorisë Speciale, i dyshuari Z.K, dyshohet se ka kryer veprat penale të  krimeve të luftës në Kosovë, konkretisht në fshatin Nerodime e Epërme, Komuna e Ferizajt, gjatë vitit 1999.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress