“Sot me datë 10.08.2018, është vazhduar dhe përfunduar seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit P.N. nga fshati Bitesh, Komuna e Gjakovë, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të vrasjes së rëndë, nga neni 179, paragrafi 1, nën paragrafi 1.3 dhe 1.11, të KPRK-së dhe veprës penale mbajtje në pronësi dhe kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 të KPRK-së, me ç’rast është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore Gjakovë dhe Gjyqtari i Procedurës Paraprake me Aktvendimin PPr.Kr.nr.43/18 të datës 10.08.2018, i ka caktuar paraburgimin të pandehurit P.N. në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, thuhet në komunikatë.
Nrecaj kishte vrarë gruan e tij Valbona Marku-Nrecaj, dhe të bijën e tij nëntë vjeçare Klarën në Brekoc të Gjakovës. /KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018