Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 05:25

​Zvicra pas 8 viteve kërkon marrëveshje të re për pesionet

Prishtinë | 20/04/2017 16:55

​Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale është takuar me përfaqësuesit e Sindikatës Unia nga Zvicra, ku u tha se Qeveria e Zvicrës i ka dhënë mandat Entit Federal për sigurime shëndetësore të nis negociatat për një marrëveshje të re me Kosovën, zbatimi i së cilës pritet të fillojë pas dy viteve.

Ruzhdi Ibrahimi, ekspert i sigurimeve shoqërore në Zvicër, ka shpjeguar se pasluftës ka pasur vështirësi në regjistrimin civil dhe se në disa rasa nuk janë lëshuar dokumentacion që ka qenë i domosdoshëm për zbatimin e marrëveshjes.

Ai tha se pastaj në fund të viti 2009 pala zviceranë ka marrë vendim për mos vazhdimin e kësaj marrëveshje dhe se nga 1 prilli i vitit 2010 nuk ka marrëveshje me shtetin zviceranë.

Por që vitin e kaluar, Qeveria e Zvicrës i ka dhënë mandat Entit Federal për sigurime shëndetësore të nis negociatat për një marrëveshje të re.

Ai tha se duke qenë 8 vite pa marrëveshje, ka nënkuptuar edhe mungesën e mundësisë së eksportimit të përfitimeve nga sigurimet shoqërore në Kosovë.

Sipas tij, përqindja e interesit nuk paguhet dhe kontributet janë të ulëta në raport me përfitimin për çka edhe dedikohen kontributet për përfitimet pensionale.

Ai tha se me pak fjalë në këto vite shumë njerëz kanë qenë të detyruar të marrin kontributet dhe të heqin detyrimisht dorë nga çdo lloj përfitimi nëse në të ardhmen arrihet një marrëveshje e sigurisë shoqërore në mes dy shteteve.

Ndërsa, Osman Osmani, sekretar nacional për migracion në sindikatën Unia, bëri të ditur se më 17 mars të këtij viti, Enti Federal ka lëshuar një lloj draft marrëveshje ku qëndron se pensionet do të fillojnë të përfitohen nga momenti që marrëveshja e re ndërshtetërore hyn në fuqi.

Kurse, kryetarja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina, lidhur me atë se si ka ardhur deri tek përfundimi i kësaj marrëveshje, tha se kanë qenë kushtet objektive të Qeverisë të cilat nuk e kanë mundësuar më herët që të bisedohet.

Kurse,  Besa Baftija, anëtare e këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se ndoshta një hap të cilin duhet ta marrin është bashkëbisedimi me komisionin parlamentar në Zvicër para se marrëveshja të përfundojë.

Po ashtu, ajo tha se duhet të kërkohet si Qeveri që të vazhdojë marrëveshja e vjetër deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së re.

Më 1 prill të vitit 2010 pala Zvicerane ka marrë vendim për mos vazhdimin e marrëveshjes./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress