Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 15.11.2019 05:39

​“Zbulimi Hershëm - Mbijetesë" , ecja tradicionale që do të transmetohet drejtpërdrejt

Prishtinë | 21/10/2019 17:21

Televizioni për shëndet dhe mjekësi MEDICAL TV-Premium Healthy Channel dhe Agjencia e lajmeve KosovaPress, më 26 tetor, nga ora 12:00 do të transmetojnë drejtpërdrejt manifestimin e ecjes tradicionale “ Zbulimi Hershëm - Mbijetesë", për ndërgjegjësimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit i cili mbahet para Teatrit Kombëtar në Prishtinë.

Ky manifestim ka për qëllim vetëdijesimin ndaj sëmundjes së kancerit të gjirit dhe përçimin e mesazhit vetëdijësues për kontrolle të rregullta me qëllim zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje e cila siguron mbijetesën.

Ndryshe, Klinika e Onkologjisë po ofron kontrolle me ultrazë pa participim për të gjithë personat që vizitohen këtë muaj tek onkologu. Ky transmetim  realizohet me ndihmën e OJQ “JETA VITA”, dhe Kompanisë së lëngjeve JAFFA CHAMPION.MEDICAL TV- Premium channel, aktualisht mund të shihet në platformen televizive  KUJTESA numër 73.

Sipas statistikave nga janari i këtij viti në Klinikën e Onkologjisë ne Prishtinë janë paraqitur 325 raste me kancer të gjirit te femrat. Deri më tani numri i grave me kancer të gjirit është rritur për 3 deri ne 4 %.

Kanceri i gjirit është një sëmundje që prek edhe meshkujt. Sipas onkologeve, në Kosovë, çdo vit lajmërohen 10 meshkuj të sëmurë nga ky lloj kanceri.

“Simptomat te sëmundjet malinje në stadin e hershëm të sëmundjes nuk vërehen, nuk ka simptome. Për këtë arsye rekomandohet që femrat pas moshës 40 vjeçare të bëjnë ekzaminime rutinë që kjo  sëmundje ta zbulohet më herët. Kur lajmërohen shenjat, atëherë sëmundja është e avancuar , por si më karakteristikë që femra lajmërohet te mjeku është nëse vëren ndonjë gjëndër, një gungë në gji të cilën nuk e ka pasur më herët”.

“Por, edhe kjo zakonisht neglizhohet nga ana e pacientit dhe lajmërohet kur fillon ti dhemb dora ose kur fillon me ndërruar ngjyrën lëkura e gjirit, ose nëse fillon me rrjedh gjiri, kur fillon të ketë dhimbje më të shpeshta, vështirësi gjatë gjumit, këto janë shenjat që e karakterizojnë këtë sëmundje”

Muaji tetor, në gjithë botën është muaji i ndërgjegjësimit për luftimin e kancerit të gjirit.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress