Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.05.2017 06:27

​Virusi Zika, rritet numri i të prekurve në Kubë

| 18/05/2017 23:53

Në Kubë është regjistruar një numër i madh i personave të prekur nga virusi zika, por numri i përgjithshëm edhe më tej është dukshëm më i vogël se sa në vendet tjera të Karaibeve, transmetojnë të enjten mediat botërore.

Gjatë vitit 2016 dhe në muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 1.850 raste të infektimit.

Numri më i madh i të prekurve është në Havana, Guantanamo dhe Sjenfuegos, deklaruan autoritetet në Kuba.

Epidemia zika, virusi i cili bartet nga mushkonjat dhe përmes kontaktit seksual, ka kapluar nga viti 2015 dhjetëra shtete botërore, më së shumti në Amerikën qendrore dhe jugore, ndërsa në veçanti janë prekur Brazili dhe rajoni i Detit të Karaibeve.

Virusi zika shkakton probleme serioze neurologjike te personat e rritur dhe anomali të fetusit nëse gratë shtatzëna janë të infektuara me këtë virus.

Nuk ekziston vaksinë për këtë sëmundje dhe preventiva bazohet në mbrojtjen nga mushkonjat që bartin virusin.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress