Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 22.09.2018 09:44

​Veshja e çorapeve në shtrat përmirëson jetën seksuale

Londër | 12/03/2018 14:41

Fjetja me çorape në shtrat mund të ketë një sërë përparësish, thonë studimet.

Kjo thjesht mund t’ju ndihmojë të flini më mirë, por edhe t’ju bëjë dashnor më të mirë, sipas studimeve.

Përparësitë tjera përfshijnë lehtësimin e sëmundjes Raynaud dhe simptomave të menopauzës, transmeton KosovaPress.

Një studim i Universitetit Groningen ka gjetur se veshja e çorapeve në shtrat përmirëson jetën seksuale të njerëzve.

Rezultati i studimit është prezantuar në Shoqërinë Evropiane për Riprodhim dhe Zhvillim Njerëzor në Kopenhagë.

Rekomandohet të mos flihet me çorape të ngushta, pasi që ato reduktojnë qarkullimin e gjakut në organizëm.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress