Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:37

​Ushqimi i skuqur një “gjemb” për zemrën?

| 07/07/2019 15:38

Ushqimi i skuqur shpesh është si një ”gjemb” për zemrën.

”Një atak kardiak është më i zakonshëm në mesin e atyre që zakonisht hanë ushqime të skuqura sesa te ata që i hanë më rrallë ato”, sipas një studimi të botuar në revistën ”Clinical Nutrition”, që përfshinte 154 663 njerëz të monitoruar për disa vite me radhë.

Gjatë studimit, rastet me probleme koronare ishin 14,61 të tilla për 1 000 persona, në mesin e atyre që hanë më pak se një herë në javë, krahasuar me 18,28 raste për 1 000 persona në mesin e atyre që konsumojnë ushqim të pjekur 1-3 herë në javë ose çdo ditë.

”Ekziston një marrëdhënie e drejtpërdrejtë midis konsumit të ushqimeve të skuqura dhe problemeve të zemrës. Rritja e konsumit rrit rrezikun e koronaropatisë”, theksuan studiuesit.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress