Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Diel, 08.12.2019 07:39

​Urgjenca në Gjilan bëhet me auto-ambulanca të reja

Gjilan | 08/10/2019 14:55

Komuna e Gjilanit i ka dorëzuar sot Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dy auto-ambulanca të reja, të cilat janë investim i komunës në shumë mbi 100 mijë euro.

“Ky është projekt tepër i rëndësishëm dhe uroj që të përdoren në mënyrë më të mirë dhe të ruhen për shkak se është investim nga taksat e qytetarëve”, tha nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, pas dorëzimit zyrtar të këtyre dy auto-ambulancave.

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemajli tha se krahas kësaj, po realizojnë projekte të renovimit të qendrave të mjekësisë familjare, sikurse edhe projektet tjera që janë investim qind për qind i Komunës.

“Uroj që shërbimi i urgjencës dhe tërë shërbimi parësor shëndetësor të ketë kushte më të mira”, u shpreh ai.

Edhe drejtori i QKMF, Fejzulla Berisha, ka thënë se përmes këtyre dy ambulancave, qytetarët do të marrin shërbime më të mira dhe në kohë rekorde.

Ndryshe, ky është investimi i parë që bëhet nga Komuna e Gjilanit në blerjen e auto-ambulancave.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress