Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 05:51

​Studentët dëshmojnë vetën në rastet urgjente

Prishtinë | 11/05/2019 12:29

Kolegji Heimerer në Prishtinë ka shënuar Javën e Infermierisë me një aktivitet simulues të një situate të jashtëzakonshme, ku studentët kanë dëshmuar reagimin e tyre në raste urgjente, si infermierë.

Me një zjarr të improvizuar, të shkaktuar nga vet studentët, ata kanë filluar aktivitetin e tyre, duke bërë pastaj evakuimin e të gjithë stafit nga objekti, duke thirru pastaj zjarrfikësit, Urgjencën dhe Policinë e Kosovës.

Në këtë mënyrë, studentët absolventë të infermierisë, kanë vënë në praktikë lëndën “Urgjencat në shëndetësi”, për të parë aftësitë e tyre në raste të tilla.

Profesori Bernard Tahirbegolli tha se kanë pas për qëllim të shprehin rolin e infermiererit në kujdesin shëndetësor.

Ai pranoi se ishte mjaft sfidues krejt ky aktivitet, por që sipas tij ka treguar sukses.

Studenti i vitit të tretë, Fitim Idrizi tha se e kanë provuar vetën sa janë të gatshëm të ndihmojnë të tjerët.

Anilë Mustafa, absolevente në degën e infermierisë tregoi se kanë bërë mjaft prova që të arrijnë organizimin e sotëm.

Ndërsa Rina Reçica tha se tani janë më të motivuar për punën e ardhshme të tyre.

Pjesë e organizimit ishin zjarrfikësit, Urgjenca dhe Policia e Kosovës.

Aktiviteti ishte vazhdimësi e organizimeve që po shënojnë Javën e Infermierisë në Kosovë./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress