Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Stomatologët e papunë protestojnë sërish, kërkojnë të mbahen premtimet ndaj tyre

Prishtinë | 12/09/2019 11:49

Me dhjetëra specialistë stomatologë të papunë, për të tetën herë kanë protestuar sot para Ministrisë së Shëndetësisë, duke kërkuar edhe një herë ndryshimin e udhëzimit administrativ, gjë që ishte premtuar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

Prej orës 10:00 ata janë mbledhur për të shprehur pakënaqësitë e tyre, derisa në anën tjetër po presin të takohen me udhëheqësin në detyrë të këtij dikasteri.

Mirjeta Berisha, specialiste e papunë e stomatologjisë, tha se në lidhje me kërkesat e tyre u është premtuar që deri më në fund të majit do të përfundohet gjithçka por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ajo tha se nga ky komision kërkon që të kenë përgjigje dhe qasje në komentet qe janë dhënë në këtë komision. Berisha shtoi se pret nga ministri që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre.

Berisha tha se nuk do të ndalen me protesta dhe se do të presin që ta takohen me ministrin në detyrë Uran Ismaili, për çka tha se janë të gatshëm edhe në rrugë ta takojnë. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress