Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 10.12.2019 07:34

​Stereotaksi “elektricisti” i zemrës që normalizon takikardinë

Prishtinë | 03/12/2019 09:42

Stereotaksi është “elektricisti” i zemrës dhe roboti, që në spitalin “Mauritian” të Torinos, i shpëtoi jetën një pacienti 65-vjeçar që vuante nga një aritmi e rëndë kardiake ventrikulare.

Sistemi u përdor, për herë të parë në Itali, për një procedurë uljeje rrahjesh, kryer nga  Stefano Grossi, që zgjati katër orë dhe që rezultoi teknikisht i suksesshëm.

Stereotaksis ka lokalizuar lesione aritmogjenike me një hartëzim elektrik të zemrës dhe me informacione të nxjerra nga rezonanca magnetike kardiake.

Në këtë mënyrë, roboti është në gjendje të arrijë me përpikëri ekstreme vendet e sëmura kardiake, dikur të padukshme, dhe t’i shkatërrojë ato përmes një kateteri, duke parandaluar shfaqjen e aritmive të reja.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress