Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:26

​Specialistët stomatologë të papunë sot protestojnë para Qeverisë

Prishtinë | 12/09/2019 07:59

Specialistët stomatologë të papunë, sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të nisë në ora 10:00 dhe organizohet në vazhdën e protestave të mbajtura më herët para Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Ata kërkojnë që të mbahet premtimi për punësimin e tyre e cila iu është bërë kohë më parë nga krerët institucionalë.

Sipas tyre, moszgjidhja e kësaj çështje ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova dhe të marrin rrugën e Perëndimit.

Ata thonë se nëse nuk bëhet një zgjidhje e shpejtë edhe të tjerët do të detyrohen të kërkojnë punë në ndonjë vend tjetër./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress