Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 17.08.2017 09:25

​Skandali me vezë të infektuara shpërthen edhe në Spanjë

Madrid | 12/08/2017 17:47

Vezë të infektuara me insekticid janë gjetur për herë të parë në Spanjë, në një kompani në veri të vendit, njoftuan sot autoritetet në Madrid.

Një zyrtar i paemëruar spanjoll tha se rreth 20 mijë paketime të vezëve të pasterizuara të prekura me fipronil janë gjetur në një kompani ushqimore në Baski.

Sipas tij, prodhimet nuk janë përdorur dhe do të shkatërrohen.

Tash për tash nuk dihet origjina e vezëve të infektuara, por mediat spanjolle thonë se janë importuar nga Franca.

Spanja është vendi i 16-të i Bashkimit Evropian në të cilin janë gjetur vezë të infektuara. Përveç BE-së, vezë të tilla janë zbuluar edhe në Zvicër dhe Hong Kong. 

Fipronil përdoret shpesh në preparatet veterinare kundër merimangave, rriqrave dhe parazitëve, por përdorimi i tij është i ndaluar për shërimin e shpezëve, të cilat njerëzit i përdorin për ushqim, transmeton KosovaPress.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se  fipronili në masë të madhe është helmues për njerëzit, pasi që mund të jetë i rrezikshëm për veshkat, mëlçinë dhe gjëndrat tiroide.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress