Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.02.2017 01:21

​Simptomat që tregojnë problemet serioze të syve

| 09/01/2017 18:03

Çdo presion në sy si: skuqje, dhimbje ose kruajtje që nuk ndalet, që paraqet pengesa për pamjen, janë sinjale se duhet të vizitoheni të mjeku.

Në shumicën e rasteve, dhimbja shkaktohet nga problemet në sy, të tilla si infeksioni, acarimi apo lëndimi. Ndonjëherë, edhe pse dhemb syri, origjina e problemit duhet kërkuar në sinuse apo hundë.

Dhimbja e syrit mund të jetë për shkak të ndonjë infeksioni në sy që është zakonisht i lidhur me skuqje, marrje mendsh dhe fobi, ose kur drita shkakton simptome të lotimit të shpeshtë të syve, e cila ndodh papritmas ose brenda 24 orëve.

Është më keq në qoftë se injoroni simptomat që zgjasin, sepse dhimbja mund të jetë një simptomë e disa sëmundjeve të tjera dhe nëse nuk trajtohet, mund të çojë në pasoja serioze për shëndetin.

Temperatura: Temperatura, pavarësisht nga shkaku, mund të çojë në inflamacion ose dhimbje në sy. Temperatura në sy jo vetëm që shkakton dhimbje të tmerrshme, por mund të çojë në verbim.

Skuqja: Konjunktivitis-i (skuqja e syve) ose ndonjë inflamacion i qepallave të sipërme dhe të poshtme, kornea dhe nervat optike pas syve, janë gjithashtu një shkak i zakonshëm i dhimbjes në sy. Infeksioni i rrënjëve të qerpikëve është fajtori i dytë. Çdo grimcë, fije floku, pluhur, duken si një shtëpi e madhe kur hyjnë në sy.

Prandaj, nëse keni këto simptoma patjetër duhet të vizitoheni te mjeku.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress