Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 03:51

​Simptomat e mungesës së fibrave, këto janë shenjat paralajmëruese

Londër | 13/05/2019 17:31

Fibrat janë pjesë e rëndësishme e dietës së një personi me qëllim që të ketë një jetë të shëndetshme, por të dhënat tregojnë se shumica e personave të rritur nuk marrin mjaftueshëm fibra dhe kjo rezulton me mungesë të tyre.

Fibrat janë të ndërlidhura me rrezikun e ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru, diabeti i llojit 2 dhe kanceri i zorrëve.

NHS rekomandon se njerëzit në dietën e tyre ditore duhet të marrin deri në 30 gramë fibra si pjesë e balancës së shëndetshme të trupit, por gjithashtu është zbuluar se shumica e të rriturve marrin rreth 18 gramë në ditë, transmeton KosovaPress.

Kjo për shkak se dieta e perëndimit dominohet nga ushqimet e përpunuara, të cilat kanë përmbajtje të lartë yndyre.

Simptomat që tregojnë se keni mungesë të fibrave janë diarreja, kapsllëku dhe  dhimbje në zorrë kur jeni në tualet.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress