Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 26.06.2017 08:56

​Simptomat e mbidozës së kafeinës që nuk duhet injoruar

Londër | 19/05/2017 20:20

Kafeja është rituali i mëngjesit i thuajse të gjithë njerëzve dhe shumë të rritur, adoleshentë dhe madje edhe fëmijë përdorin pije energjie, ose kafe për të nisur ditën e tyre.

Derisa një filxhan kafe mund të ndihmojë të jeni më të përqendruar, mbidoza e kafeinës mund të rezultojë vdekjeprurëse. 

Ja, pesë simptomat e mbidozës së kafeinës që nuk duhet injoruar:

1. Vështirësi në frymëmarrje  Sipas studiuesve në Universitetin Carnegie Mellon kafeina rrit presionin e gjakut, por ua bën më të vështirë procesin e frymëmarrjes duke mos furnizuar si duhet trurin me oksigjen. Nëse ndjeni që mezi mbusheni me frymë, mos e pini më kafen por konsumoni diçka

2. Dridhje të gjymtyrëve Mbidoza e kafeinës shkakton dridhje të pavullnetshme të duarve. Prija e disa gotave ujë dhe të ngrënit diçka do të ndihmojë që organizmi juaj të stabilizohet. 

3. Marramendje dhe ndjesia e të vjellës Marramendja, ndjesia e të vjellës, diarreja mund të ndodhin kur trupi merr më shumë kafeina nga se duhet. Sasi të mëdha të kafeinës mund t'ju shkaktojnë dehidratim, duke shkaktuar marramendje dhe përzierje. Kafeina stimulon zorrën e trashë dhe sistemin tretës 

4. Rrahje të shpejta të zemrës  Kafeina stimulon ritmin e zemrës tuaj. Për shumicën e njerëzve, ky efekt nuk është vdekjeprurës, por për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e zemrës kjo gjendje mund të shkaktojë atak kardiak. 

5. Pagjumësi Një filxhan kafe në mëngjes mund t'ju ndihmojë të filloni ditën, por një filxhan kafeje në mbrëmje do t’ju lërë gjithë natën pa gjumë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress