Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:08

​SHSKUK lehtëson shërbimet për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë | 18/06/2019 12:40

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) dhe Shoqata Medica nga Gjakova, nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për lehtësimin e ofrimit të shërbimeve mjekësore për të mbijetuarat nga dhuna seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, dhe drejtoresha ekzekutive e Medica Gjakova, Mirlinda Sada.

Qëllimi i përgjithshëm i marrëveshjes është zbatimi i projektit “Përmirësimi i shërbimeve dhe kujdesit shëndetësor  te gratë dhe vajzat me trauma  të mbijetuara të dhunës në baza gjinore dhe të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”.

Projekti synon forcimin e kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve  shëndetësore  publike për këtë kategori.

Zbatimi do të fillojë në komunën e Gjakovës dhe Prizrenit. Kjo marrëveshje lidhet për një periudhë dyvjeçare, me mundësi vazhdimi dhe hyn në fuqi me datën e nënshkrimit të saj nga të dyja palët.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress