Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Enjte, 23.01.2020 07:30

​ShSKUK lavdërohet për të arriturat gjatë këtij viti

Prishtinë | 06/12/2019 13:29

-Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) gjatë këtij viti ka ofruar shërbime shëndetësore më të mira dhe më cilësore krahasuar me vitin 2018. Derisa gjatë këtij viti klinikat e QKUK-së, janë pajisur me pajisjet e nevojshme që ndikojnë në modernizimin e shërbimeve mjekësore.

Kështu u tha me rastin e prezantimit të raportit të punës për vitin 2019 të SHSKUK-së, me ç’rast u shpalos edhe programi i punës për vitin 2020.

E lëvdata të shumta për ekipet mjekësore në QKUK pati ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismajli, i cili tha se fal punës së tyre të përbashkët është bërë mrekulli në këtë sektor.

Ismajli derisa tha se ndoshta po u drejtohet për herë të fundit mjekëve nga pozita e ministrit, është shprehur se ndryshimet pozitive në ofrimin e shërbimeve shëndetësore janë evidente.

Sipas tij, në vitin 2020 shëndetësinë kosovare e presin sfida të shumta, por që do të kalohen me sukses pasi është krijuar një themel i mirë.

Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Basri Sejdiu u shpreh se në shëndetësinë kosovare në vitin 2019, është ngritur dukshëm cilësia e shërbimeve mjekësore.

Ai shtoi se aktualisht në QKUK janë duke ndodhur renovime substanciale në Klinikën e Imunologjisë, Ortopedinë, ORL etj.

Sipas tij, këtë vit furnizimi me pajisje ka prekur të gjitha klinikat e QKU-së dhe kap shifrën 6 milionë euro.

Derisa ka folur për të rezultatet e arritura gjatë vitit 2019, i pari i SHSKUK-së tha se në këtë vit kanë bërë avancim nacional për shërbime të pacientëve dhe ngritjes së përformancës.

Sipas tij, së shpejti në Klinikën e Neurologjisë do të nisin për herë të parë edhe intervenimet në tru.

Gjatë shpalosjes së raportit të punës 2019, u premtua se do të ofrohen shërbimet mjekësore të cilat i mungojnë aktualisht QKUK-së./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress