Kjo mund të duket e padëmshme për momentin, por Instituti amerikan i Mbrojtjes nga Zjarri (FSRI) deklaron se në rast zjarri, një derë e mbyllur do të jetë pengesa e vetme kundër zjarrit, tymit dhe monoksidit të karbonit vdekjeprurës, transmeton KosovaPress.
40 vjet më parë, koha mesatare për të shpëtuar nga një zjarr i shtëpisë ishte rreth 17 minuta. Por pasi shumica e mobileve sot janë bërë nga materiale të ndezshme, njerëzit kanë vetëm tre minuta për të shpëtuar kokën gjallë, sipas FSRI.
Në përpjekje për të treguar këtë problem, FSRI bëri një demonstrim për të treguar sesi mbyllja e një dere mund të shpëtojë jetë. Ata ndezën një dhomë ku një derë e dhomës ishte e mbyllur dhe tjetra e hapur.
Në përfundim të eksperimentit, ishte e qartë se ata që mbyllin derën e dhomës së gjumit kishin një shans më të mirë për të mbijetuar nga zjarri.
FSRI gjithashtu ndau disa këshilla të dobishme se si të merreni me një zjarr nëse shtëpia juaj preket.
"Gjithmonë mbani alarme zjarri, një plan shpëtimi në shtëpi dhe mbyllni derën tuaj të dhomës", këshillon Instituti.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019