Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 16.07.2019 07:21

​Shkencëtarët zbulojnë: Kimikatet nga kremi për diell, shpejt hyjnë në gjak

Los Anxhelos | 15/05/2019 19:56

Një studim i kryer Food and Drug Administration (FDA) në SHBA, ka treguar se kimikatet e produkteve për rrezitje pas vendosjes në lëkurë shumë shpejt depërtojnë në gjak.

Edhe pse bëhet fjalë për një numër të vogël të pjesëmarrësve në këtë studim - rreth njëzet sish - kjo është hera e parë që maten në mënyrë precize nivelet e kimikateve në gjak pas përdorimit të kremit për mbrojtje nga dielli.

Gjetjet janë publikuar në revistën JAMA, duke vënë në dukje se ky hulumtim nuk do të thotë që duhet të ndalohet përdorimi i kremit për rrezitje, sidomos kur e dimë rrezikun ndaj ekspozimit ndaj diellit pa mbrojtje.

"Në asnjë mënyrë nuk duhet të ndalohet me përdorimin e produkteve me SPF", thotë një nga organizatorët e hulumtimit, dermatologia Kanade Shinkai nga Universiteti i Kalifornisë. "Ne e dimë se ekspozimi ndaj diellit mund të shkaktojë melanoma", përfundoi ajo.

Ndryshe, ende nuk dihen nëse ka pasoja shëndetësore, apo për ndikimet e mëtejshme pas hyrjes së kimikateve në gjak nga kremi për mbrojtje nga dielli.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress