Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.04.2019 09:19

​Sheqeri zbulon tumoret malinje

Londër | 15/04/2019 17:36

Shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë që identifikon sëmundjet duke përcjellë trupin se si absorbon sheqerin.

Tumoret malinje konsumojnë më shumë glukozë në krahasim me ushqimet e shëndetshme për të ushqyer qelizat e kancerit që rriten me shpejtësi.

Studiuesit në Kolegjin Universitar në Londër zbuluan përmes skanerit MRI se tumoret ishin më të ndritshme pasi personi kishte ngrënë diçka të ëmbël.

Ky zbulim ofron një alternativë më të sigurt dhe më të thjeshtë në krahasim me teknikat radioaktive standarde dhe mund të jetë në dispozicion për më pak se 18 muaj, transmeton KosovaPress.

Metodat aktuale të skanimit nuk janë të rekomanduara për gratë shtatzëna dhe fëmijët për shkak të rrezatimit dhe disponueshmëria është e kufizuar në spitale dhe qendra të specializuara. Metoda e re e qelizave të kancerit mund të zbulohet më herët, gjë që kontribuon në një trajtim më të suksesshëm.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress