Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:13

​Shënohet Dita Botërore e Diabetit

Prishtinë | 14/11/2017 07:16

14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit, ditë e cila në shumë pjesë të Botës kalon duke mësuar dhe informuar popullatën lidhur me këtë sëmundje qe është duke shkaktuar “pandemi globale”.

Arsyeja e shënimit të kësaj dite në tërë Boten e edhe tek ne në Kosovë është thirrje për aksion për gjithë ata që me kontributin e tyre do të përkrahin masat e parandalimit dhe kontrollit të diabetit.

Në mbarë botën:

·        415 milionë të rritur jetojnë me diabet dhe ky numër pritet të rritet në 642 milionë, ose një në dhjetë të rritur ne vitin 2040.

·        Një në dy të rritur me diabet është i pa diagnostikuar.

·        Rreth 90% e popullatës atakohet me diabetin  tip 2 dhe 10% me diabet tip 1.

·        12% e totalit të shpenzimeve globale në shëndetësi aktualisht shpenzohet për të rriturit me diabet.

Kampanja e sivjetme është me  moton “Gruaja dhe diabeti". Momentalisht në botë janë 99 milionë gra, të cilat jetojnë me diabet, ky numër parashihet të jetë 313 milionë deri në vitin 2040. Në çdo 7 lindje, një shtatzënë është e atakuar nga diabeti gestacional.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë, Shoqata e Endokrinologve dhe Diabetologve të Kosovës dhe në mbështetje të “AQH” sot do të shënojnë Ditën Botërore të Diabetit në të gjitha qendrat Rajonale të Kosovës: Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e Konferencës për shtyp, mesazhet në radio, e gjerë tek manifestimet në rrugë ku do të bëhet shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore për kalimtarët e rastit do të matet sasia e sheqerit në gjak.

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress