Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 10:43

​Shenjat që tregojnë se nuk po mplakeni në mënyrë normale

Londër | 15/05/2018 17:55

Shenjat e demencës përfshijnë humbje të kujtesës, konfuzion dhe të qenit i humbur në vendet, të cilat i keni njohur më parë.

Një në 14 njerëz mbi moshën 65 vuajnë nga gjendja. Plakja normale ndikon që të harroni emrat e njerëzve ose duke mos mundur të kryeni disa punë njëkohësisht, transmeton KosovaPress.

Por, personat që vuajnë nga demenca mund të harrojnë emrat e miqve të afërt dhe familjarëve, dhe atë që ka ndodhur gjatë ditës.

Shoqata Alzheimer thotë se demenca nuk është shenjë normale e plakjes dhe janë disa shenja të cilat duhet kushtuar vëmendjen.

Demenca ka disa lloje, përfshirë sëmundjen Alzheimer, demenca vaskulare.

Simptomat përfshijnë gjendjen përfshirë humbjen e memories dhe vendosjen e gjërave në vende të gabuara, si vendosja e hekurit në frigorifer.

Rreziku nga prekja e sëmundjes rritet me kalimin e moshës, sipas NHS-së.

Nuk ka kurë për demencë dhe trajtimi fokusohet në reduktimin e simptomave.

Aileen Waton nga Pupa Care Services thotë se personat që vuajnë nga kjo sëmundje është e rëndësishme që të qëndrojnë fizikisht dhe mentalisht aktivë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress