Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:05

​Sëmundjet që janë shpikur për të fituar para

Pasir/Uashington | 09/06/2019 21:47

Viteve të fundit përmenden shumë çrregullime të reja të gjoja gjendjeve shëndetësore dhe sëmundjeve mendore për të tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe krijimin e një atmosferë frike dhe shqetësimi për shëndetin. Ajo që ne hamë na vret, ajo që ne marrim frymë, na vret, madje edhe Wi-Fi dhe uji i pijshëm përfaqësojnë një rrezik vdekjeprurës.

Realisht, shpesh bëhet fjalë për frikësim, nxitur nga industria farmaceutike se drama që ndihmon në shitjen e një produkti dhe duke e bërë atë një fitim në kurriz të publikut mendjelehtë.

“Qëllimi përfundimtar i sistemit qeverisës është se çdo rebelim kundër tij kualifikuar si një çrregullim mendor, por me ndihmën e mafisë farmaceutike njerëzit e shëndetshëm konvertohen në të sëmurë, të cilët gjithashtu do të trajtohen vetëm si "makina të prishura”, thotë mjeku francez, njëherë eurodeputet, Bernard Debré.

Ai është bashkë-autor i librit "4000 barna të dobishme, të padobishme dhe të rrezikshme", në të cilin thuhet se gjysma e barnave me recetë në mjekësinë perëndimore krejtësisht janë të panevojshme dhe joefikase, derisa pesë për qind e barnave janë të rrezikshme, transmeton KosovaPress.


Bëhet fjalë për një lloj të veçantë të  "luftës me erën", pasi në njërën anë janë industria e kapitalit dhe farmacisë, si dhe i gjithë sistemi shëndetësor, organizata e të cilit e mbështet atë. Në kujdesin shëndetësor, kjo i referohet fitimeve të mjekësisë, kryesisht të industrisë farmaceutike.

E ashtuquajtura mafia farmaceutike ‘hesht’ barnat natyrale tradicionale dhe produktet sintetike, të cilat shpesh kanë efekte të shumta anësore, duke ndikuar në varshmëri.

Ekspertët theksojnë vetëm disa nga shqetësimet moderne dhe të kujdesit shëndetësor që zakonisht janë marrëzira.


- Sot, të gjithë janë të ndjeshëm ndaj glutenit

Gluteni është një proteinë e gjetur në grurë që jep elasticitetin e brumës, duke ndihmuar atë për të ngritur dhe mbajtur formën. Ai ndodhet në grurë, thekër, elb dhe tërshërë. Shumica e përbërësve të ushqimit përmbajnë gluten: pica, makarona, buka dhe ushqime të ndryshme të përpunuara.

Vëmendja intensive e glutenit nuk është shumë për shkak të sëmundjes celiake, por për shkak të studimeve të diskutueshme që pohojnë se trupi i njeriut nuk është në gjendje ta tresë glutenin në masën e duhur.

“Nuk ka dëshmi reale dhe të pranuara mjekësore për këtë. Është vërtetuar se disa njerëz janë të ndjeshëm ndaj glutenit, dhe se shumica e njerëzve zakonisht e tret atë”, thonë ekspertët.

- Halitoza është një sëmundje fiktive

Halitoza është më së shpeshti krijohet si pasojë e fermentimit të grimcave të ushqimit në baktere gram-negative anaerobe në gojë, duke krijuar komponime të paqëndrueshme të squfurit, siç është sulfidi i hidrogjenit dhe merkaptani.

Në disa sëmundje sistemike krijohen substanca të paqëndrueshme që mund të ndjehen përmes frymëmarrjes, të cilat megjithëse nuk kanë aromë veçanërisht të pakëndshme, zakonisht konsiderohen halitozë.

Për shkak të aromës së gojës, gjithnjë e më shumë njerëz vizitojnë mjekët, të cilët nga ana e tyre rekomandojnë pasta të veçanta për dhëmbë dhe gargarë, ku industria përfiton para të mëdha. Por ekspertët thonë se aroma në shumicën e rasteve është një trillim i thjeshtë dhe është e natyrshme të ketë një aromë të caktuar në frymëmarrje dhe kjo gjendje zakonisht mund të korrigjohet me një konsum më të lartë të ujit dhe një ndryshim në dietë.


- Detoksifikimi është marrëzi

Shtojcat në ushqime, preparatet e ndryshme të detoksifikimit të trupit dhe humbja e peshës janë një nga tregjet me rritje më të shpejtë në botë, thotë dr. Nick Fuller nga Universitet i Sidneit, sipas të cilit ka shumë pak dëshmi për veprimin e tyre. Për shembull, ka produkte shumë të njohura për detoksifikim të bazuara në qumësht, por nuk ka studim që konfirmon efektin e tyre.

Fuller thotë se mëlçia në mënyrë të natyrshme eliminon substanca të padëshiruara në trup nëpërmjet feçeve dhe urinës, dhe marrja e barnave të shtrenjta jo vetëm që nuk do të ndihmojë, por ato do të rëndojnë mëlçinë me komponimet shtesë që duhet të shkatërrohen.

"Ajo që duhet të bëni është të shmangni alkoolin dhe të ushqeni veten shëndetshëm, dhe nëse tashmë dëshironi të pastroni, atëherë përdorni çaj, fruta dhe perime", thotë Fuller.


-Zvogëlimi i kolesterolit të keq parandalon sëmundjet e zemrës

Ndoshta një nga mitet më të mëdha shëndetësore të kulturës perëndimore është abuzimi i termit fiktiv "kolesteroli i keq" nga media dhe profesioni mjekësor.

Përveç kësaj, publiku naiv është mashtruar nga një lidhje e rreme midis kolesterolit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Nuk është provuar kurrë se kolesteroli shkakton sëmundje të zemrës, por përkundrazi, kolesteroli është jetësor për trupin dhe çdo përpjekje për ta reduktuar atë mund të ketë pasoja katastrofike, sidomos kur rritemi.

Tani shumë ekspertë shëndetësorë pyesin se cilat janë pasojat, si dhe barnat e shumta që përdoren për uljen e kolesterolit.


-Depresioni

Shkencëtarët britanikë pohojnë se Prozac, Seroxat dhe ilaçet kundër depresionit të ngjashme veprojnë si barna të rreme, dhe nuk janë efektive.

Rezultatet e botuara në revistën PloS Medicine erdhën përmes analizës së 47 studimeve klinike, disa prej të cilave ishin ende të paarritshme për publikun. Përveç kësaj, çdo i katërti person në botën perëndimore është me depresion - dhe lind pyetja se pse nuk ishte kështu më herët?

Përqendrimi i madh në veten dhe lumturinë personale shumicës i jep iluzione se janë të sëmurë, edhe pse mund të jenë vetëm në një fazë të natyrshme dhe më të keqe të jetës.


-Ekzistojnë doza të sigurta të kimikateve në barna

Nivelet janë "të pranueshme" nga industria dhe standardet rregullatore, por ekspozimi ndaj "niveleve të pranueshme" të kimikateve të tjera toksike që ndërveprojnë në trupin tonë dhe që shkaktojnë probleme të ndryshme nuk janë marrë seriozisht.

Nuk ka asnjë dozë të sigurt të helmit, pasi trupi njeh doza më të ulëta dhe menjëherë krijon procese inflamatore dhe një përgjigje imune për të luftuar një trup të huaj.

Kimikatet toksike gjenden kudo, në shkolla dhe në vendet e punës. Ato shkaktojnë prishjen graduale të sistemit në trupin tonë dhe shkaktojnë shumë sëmundje. Është shumë e vështirë për të zbuluar se cilat kimikate shkaktojnë sëmundjen, transmeton KosovaPress.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress