Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 24.08.2019 01:00

​Sëmundjet kardiovaskulare në rritje, prekin edhe moshat e reja

Tiranë | 08/06/2019 07:52

Sëmundjet kardiovaskulare po prekin gjithnjë e më shumë popullatën shqiptare, pa kursyer edhe moshat e reja.

Mjekët specialiste të poliklinikave apelojnë për kontrolle të shpeshta në sistemin ambultor ndërsa sigurojnë se kabinetet kanë të gjithë gamën e aparaturave për një diagnostikë të plotë laboratorike.

Stresi, regjimi ushqimor, mungesa e aktivitetit fizik por edhe sëmundjet si diabeti dhe hipertensioni akuzohen nga mjekët si shkaktarët të rritjes së numrit të lartë të sëmundjeve kardio-vaskulare në vend.

Kardiologjia Manjola Lika në poliklinikën e specialiteteve Nr.2 thotë se ekzaminimi i shpejtë në ambulator parandalon në kohë goditjet e rënda në zemër.

Por a kanë realisht poliklinikat sot mundësinë e kryerjes së plotë të ekzaminimeve pa shkuar në spital?

Kabinetet e kompletuara kardiologjike tek kjo poliklinikë shfrytëzohen me kapacitet të plotë, çdo ditë, edhe nga mjekët specialistë të zonave të tjera të Tiranës me qëllim mbylljen e ciklit diagnostik brenda sistemit parësor./rtsh/

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress