Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 20.02.2018 04:34

​Sejdiu: ShSKUK do ta jetë një derë të madhe për pacientët

Prishtinë | 11/02/2018 08:46

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Basri Sejdiu ka deklaruar se janë në fazën e reformave në shëndetësi, ku shërbimet do të avancohen dhe pacientet do ta ndien sigurinë në shërbimet e lehta dhe të shpejta që do të ofrohen.

Ai ka komentuar grevën e punëtorëve të Klinikës së Kirurgjisë, ku tha se ka qenë pakënaqësi për paga dhe presin që të fillojë shumë shpejt kategorizimi i pagave.

“Është has një mirëkuptim dhe është bërë mirë që është ndërprerë greva pasi jemi në fazën e reformave në shëndetësi dhe me greve nuk arrihet kjo”, tha Sejdiu, duke shtuar se për reformat kanë përkrahjen e Qeverisë dhe tashmë stafi mjekësor e ka kuptuar këtë.

Sejdiu është ndalur edhe te Klinika e Onkologjisë, ku tha se ka qenë furnizim i kënaqshëm me cikostatik por shërbimet kanë qenë pengesë, por kjo është rregulluar me një intervenim dhe organizim më të mirë, dhe pacientët tash marrin shërbim 24 orë.

Ai në RTK ka treguar se janë në fazën përfundimtare të investimeve në Kliniken Emergjente, ku do të shtohet stafi dhe do të modernizohet infrastruktura e vjetër./KosovaPress/

 

 

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress