Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 28.03.2017 11:33

​​ Sa gjumë na nevojitet varësisht nga mosha ?

| 20/03/2017 17:37

Numri i orëve që duhet të bëjmë për të qëndruar të shëndetshëm dallon nga mosha në moshë. Rekomandimet e fundit nga fondacioni nacional i gjumit, do t’u shtyjnë të mendoni dy herë në lidhje më këtë pjesë.

Gjumi është çelësi për shëndetin fizik dhe vitalitetin emocional, por sa orë gjumë i duhen njeriut varet nga mosha dhe faza e zhvillimit.

“Gjumi është i mirë për funksionin mental, konsolidimin e kujtesës, vigjilencën. Rregullimin e disponimit, dhe shëndetin fizik, thotë Phyllis C. Zee, profesor i neurologjisë dhe drejtor në qendrën për çrregullime të gjumit në Universitetin Feinberg, shkolla për medicinë në Chicago.

“ Shumë pak orë gjumë mund të hapin rrugë për një numër të madh problemesh emocionale dhe fizike, nga diabeti në obezitet, shpjegon Dr. Zee. Në fakt të dhënat tregojnë se me pak gjumë, ka ndryshime në mënyrën se si trupi mban glukozën, cka mund të çojë deri në insulinë (pre-diabet).

Fondacioni nacional i gjumit me një panel prej 15 ekspertëve kërkuan në më shumë se 300 studime për të identifikuar shumën ideale të orëve që duhet një person të bëjë bazuar në moshën e tij dhe gjetën se :

Të sapolindurit ( deri në 3 muaj) : duhet të bëjnë 14 deri në 17 orë gjumë.

Fëmijët (4 deri në 11 muaj) : 12 deri në 15 orë gjumë

Të vegjlit ( 1 deri në 2 vjeç) :  11 deri në 14 orë gjumë

Parashkollorët ( 3 deri në 5 vjeç) : 10 deri në 13 orë gjumë

Fëmijët në shkollë ( 6 deri në 13 vjeç) : 9 deri në 11 orë gjumë

Adoleshentët ( 14 deri në 17 vjeç) : 8 deri në 10 orë gjumë

Të rriturit ( 26 deri në 64 vjeç) 7 deri në 9 orë gjumë

Të tjerë të rritur ( 65 e më të vjetër) 7 deri në 8 orë gjumë.

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress