Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 28.06.2017 07:19

​Rritet numri i të prekurve me virusin Ebola në Kongo

| 19/05/2017 14:09

Organizata Botërore e Shëndetësisë raporton se Kongo po përballet me 29 raste të dyshuara të virusit vdekjeprurës Ebola.

Zëdhënësi i OBSH-së, Christian  Lindmeier  tha të premten se numri përfshinë dy raste të konfirmuara të vdekjes.

Zyrtarët kanë njoftuar për shpërthimin e etheve hemoragjike një javë më parë në një zonë të largët të Kongos veriore.

Autoritetet e Kongos dhe partnerët shëndetësor po mbikëqyrin edhe 416 njerëz të cilët mund të kenë rënë në kontakt me rastet e dyshuara./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress