Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 05:35

​Rinovohet Kardiologjia Invazive, premtohen investime edhe më të mëdha në shëndetësi

Prishtinë | 10/07/2019 10:29

Sot është bërë përurimi i rinovimit të Kardiologjisë Invazive me njësinë e re koronare, ku tashmë do të jenë dy salla ku pacientët do të mund të trajtohen.

Ky investim u tha se do të ndikojë që pacientët të marrin trajtim më të mirë dhe se nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Po ashtu, u premtua se në shëndetësi do të vazhdohet të investohet, me qëllim që të ruhen xhepat e qytetarëve.


Në përurim mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, i cili tha se një investim i tillë tregon se kur bëhen bashkë profesionalizmi dhe vullneti politik mund të arrihet cdo gjë.

Ai është zotuar se investimet në sektorin e shëndetësisë do të rriten, me të vetmin qëllim që qytetarët kosovarë të ndjehen të barabartë me qytetarët e vendeve tjera sa i përket shërbimeve shëndetësore.

Lajm të mirë funksionalizimin e dy sallave të Kardiologjisë Invazive e ka quajtur edhe ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili  tha se tash e tutje qytetarët nuk do të kenë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit.

Ministri Ismaili deklaroi se e mira e këtij investimi është se përpos që shpëtohet jeta kursehet edhe xhepi i qytetarëve.

Ai tha se janë larguar listat e pritjes dhe mundësitë që të ketë keqpërdorime.

Sipas Ismailit tani ka vetëm shërbime për qytetarët dhe ato pa iu kushtuar atyre shpenzime mijëra euro.


Kreu i Shëndetësisë u shpreh se e gjithë puna nuk do të mund të bëhej pa një mbështetje të menaxhmentit të QKUK-së, pasi sipas tij janë thyer interesa të mëdha që kanë vendosur t’i dërgojnë pacientët në klinika private.


Ndërkaq, drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, u shpreh se me funksionalizimin e dy sallave të Kardiologjisë Invazive tani e tutje pacientët do të marrin shërbime 24 orë.

Kujtojmë se pas fillimit të shërbimit 24 orësh në Kardiologji Invazive është larguar lista e pritjes për stentim./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress