Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 21.09.2019 01:23

​Regjistrohet vdekja e tretë nga përdorimi i cigareve elektronike

Prishtinë | 07/09/2019 07:37

Një person i tretë vdiq në SHBA për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike.

Ka qindra përdorues të cigareve elektronike, veçanërisht konsumatorët e rimbushjes së kanabisit, të cilët kanë pasur probleme me mushkëritë.

Sipas autoriteteve të Nju Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E. 

Kjo substancë  zakonisht futet si shtesë në rimbushjet e marijuanës në tregun e zi. Sidoqoftë, autoritetet federale nuk e kanë konfirmuar ende përfshirjen e ndonjë produkti ose lënde në këto raste të sëmundjes së mushkërive, përcjell Ora News.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress