Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 16.11.2019 01:09

​Reagimi ndaj ushqimit varion edhe mes binjakëve

| 15/06/2019 17:52

Metabolizmi është unik për secilin person dhe kur bëhet fjalë për reagimin ndaj ushqimit edhe binjakët mund të kenë reagime krejtësisht të ndryshme dhe për këtë arsye kanë nevojë për dieta të ndryshme, sipas një studimi me qindra persona nga King’s College në Londër.

Studiuesit kanë matur ndryshimin e niveleve të gjakut si përgjigje ndaj shumë llojeve të ushqimit nga sheqeri te yndyrat, së bashku me të dhënat për aktivitetin fizik të 1 100 personave në SHBA dhe Britaninë e Madhe.

Rezultatet tregojnë një ndryshueshmëri të madhe në përgjigjet ndaj të njëjtit ushqim.

Për shembull disa pjesëmarrës kanë treguar një rritje të shpejtë dhe të zgjatur të glicemisë dhe në nivelet e insulinës, që mund të shkaktojnë diabet, të tjerat arrijnë kulmin dhe mbeten për disa orë në gjak pas një vakti duke rritur kështu rrezikun kardiovaskular.

Dallime shumë të mëdha janë parë gjithashtu mes binjakëve identikë, edhe pse ADN-ja është e njëjtë dhe mjedisi është gjithashtu shumë i ngjashëm.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress