Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Qimnoni i zi redukton dhimbjet e artritit reumatik

Prishtinë | 14/11/2017 19:35

Simptomat e artritit reumatik mund të tejkalohen përmes konsumimit të rregullt të qimnonit të zi dy herë në ditë, thonë studimet.

Artriti  reumatik prek rreth 400,000 njerëz në Britani të Madhe dhe femrat vuajnë tri herë më shumë nga gjendja në krahasim me meshkujt.

Por, raportimet thonë se marrja e qimnonit të zi mund të lehtësojë dhimbjet te pacientët.

Artriti reumatik përfshin dhimbjet në kyçe, lodhje, ënjtje. Ajo mund të çojë në ethe, apetit të dobët, humbje peshe, sipas NHS-së, transmeton KosovaPress.

Dy kapsula prej 500mg qimnon të zi në ditë ndihmon në zbutjen e dhimbjeve.

Pacientët që kishin marrë dy kapsula në ditë nuk kishin efekte terapeutike pas një muaji dhe simptomat kishin shënuar rënie të dukshme, duke shënuar përmirësim të theksuar, thuhet në studim.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress